Kush është polici 54-vjeçar qe vetëvra me armën e shërbimit

Kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një efektiv dyshohet se është vetëvrarë. Mësohet se viktima është identifikuar si Eduart Beqiri.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 21:00, në Delvinë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, polici 54 vjeçar.

Efektivi ka qenë me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + fifteen =