Kim Kardashian shfaqet nudo në kopertinën e revistës së njohur

Kim Kardashian ka pozuar nudo për revistën e njohur, “Allure”. 41-vjeçarja është shfaqur me një gërshet të gjatë biond dhe shumë seksi. Kim ka dhënë një intervistë shumë interesante për edicionin e muajit gusht, ku ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj.

Sakaq, ajo ndër të tjera foli për pranimin e papërsosmërive të saj, duke thënë se edhe pse ende përpiqet të jetë perfekte, ajo është në paqe me veten.

Kim gjithashtu tregoi sinqerisht se i urren duart e saj dhe u tregua e hapur për mbushjet me botoks, duke pranuar si diçka të tillë e ka aplikuar në ballë.

Kardashian theksoi se ajo aktualisht nuk ka asnjë mbushje në buzët apo faqet e saj.

“Asnjëherë nuk i kam mbushur asnjërën, kurrë”, tha Kim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two + 17 =