Futbollisti milioner, që ka “shokuar” internetin: Pa jahte dhe luks, pushime ‘me bukë me vete’

Është kthyer në sensacionin e verës. Manu Trigueros, lojtari i Villarrealit, ka revolucionarizuar rrjetet sociale duke shijuar një pushim ‘normal’ këtë verë në një botë, atë të futbollit, të mësuar me pasurinë dhe luksin.

Pamjet që futbollisti i ‘nëndetëses’ ka publikuar në rrjetet sociale kanë bërë bujë, pikërisht për përditshmërinë, pasi janë foto larg jahteve, klubeve dhe resoranteve elitare, automjeteve të nivelit të lartë dhe destinacioneve parajsore.

Në njërën prej fotove, Trigueros po shijonte një gotë verë, ndërsa në tjetrën rri ulur, në plazh, me një ombrellë pranë vajzës së tij. Në programin ‘Radioestadio Noche’ të ‘Onda Cero’, lojtari i rikthyer tashmë në stërvitjet parasezonale me Villarrealin, ka treguar se si kanë qenë pushimet e tij dhe batutat që i janë bërë.

“Kur arrita për testet, shokët e skuadrës më tallën pak për fotot e mia, por i marr si shaka”, – tha ai. Trigueros shpjegoi imazhin e komentuar të gatimit: “Fotoja ime duke ngrënë një gjellë në Talavera, në piskun e vapës, tërhoqi shumë vëmendje. Sidoqoftë, gjella e nënës sime është shumë më e mirë”.

Një tjetër nga fotot që tërhoqi vëmendjen ishte ajo në plazh me vajzën e tij. Trigueros siguron se ai preferon të tregojë imazhe të normalitetit: “Nuk më pëlqen të vendos foto jahtesh e gjërash luksoze në profilin tim. Verën e kam shijuar shumë, si askush tjetër”.

Megjithatë, lojtari i Villarreal pranon se ka shijuar edhe ambiente të tjera gjatë pushimit të verës: “Kam pasur gjithçka, kam qenë edhe në Ibiza; jam kënaqur shumë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × one =