A çoheni në këmbë kur vjen Rama? Braçe tregon pse e rrëzoi karrigen ditën e fundit si zv/kryeministër

Ish zv/kryeministri Erion Braçe ka folur ditën e sotme për punën e tij pas përfundimit të mandatit si zëvendës i kreut të qeverisë

Ai foli në emisionin “Më lër të flas” për arsyen pse e rrëzoi karrigen në zyrë në ditën e fundit të punës në postin që mbante.

Braçe deklaroi se u rrëzua një karrige dhe nisi një punë tjetër që është e gjitha në terren. Ai tha se ky gjest tregonte se pushteti i tij nuk është karrigia, por puna.

Pjesë nga biseda

Donaldi: Çoheni të gjithë në këmbë kur vjen ai?

Erion Braçe: Ka raste që edhe nuk çohen të gjithë. Për shembull ju u çuat, unë jo.

Donaldi: Rama është piktor apo bojaxhi?

Erion Braçe: Ai tha bojaxhi pardje. Unë kështu e dëgjova.

Romeo: Ditën e fundit, si zv/kryeministër rrëzove karrigen nga inati apo u pengove?

Erion Braçe: Si më pyete ti qëparë. Unë nuk e pashë si karrige. E pashë si punë. Punët e mia mbaruan atje dhe filluan punë të tjera. U rrëzua një karrige dhe vajta në një zyrë tjetër që përgjithësisht është në terren e gjitha. Ai simboli i pushtetit që është karrigia, ishte mirë që të rrëzohej përtokë për të treguar që pushteti im nuk është karrigia por puna.

Donaldi: Ti ike nga një zyrë që ishte më e mirë. A të ka vënë kondicioner te zyra e re?

Erion Braçe: Dje ishte 37 gradë në 8 të mëngjesit. Sot në Çermë ishte 38-39 gradë. Vend për kondicioner nuk kisjte. Nëse do ta bësh punën me kondicioner shkon dhe e bën. Po të bësh punën që i duhet njerëzve nuk ke kohë për këto. Më mirë atje me këmbë në tokë.

Romeo: Ose ngre atë karrigen që rrëzove dhe ulesh aty…

Erion Braçe: Dhe natyrisht nuk shikon njerëzit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eighteen − five =