Sekti fetar i merr jetën 8-vjeçares, prindërit nuk e mjekuan, duke e lënë të vdesë

Kur policia australiane thelloi hetimet, zbuloi se për 1 javë vajzës së vogël iu mohua trajtimi që do ta kishte bërë kapërcimin e krizave të forta hipoglikemike. Për këtë arsye janë arrestuar nga policia 12 persona të moshave nga 19 deri në 64 vjeç, të gjithë pjesëtar të një sekti fetar.

Mbi këta persona rëndojnë disa akuza të rënda, pasi akuzohen për vrasje, tortura dhe mos furnizim me sende të nevojshme të vogëlushes. Përveç 12 anëtarëve të sektit fetar ndaj të njëjtave akuza do të duhet të përgjigjen edhe prindërit e vajzës.

Grupi në fjalë, sipas policisë ishte në dijeni të gjendjes shëndetësore të vajzës së vogël, por pavarësisht kësaj, askushnuk ngriti gishtin ose e kundërshtoi sjelljen e sektit ndaj saj, me vendimin e prindërve, Jason dhe Kerrie Struhs. Grupi fetar nuk është i lidhur me asnjë kishë tradicionale, sipas mediave lokale, dhe zyra kryesore e tij ndodhet në qytet pak më shumë se 100 kilometra larg kryeqytetit Brisbane, ndërsa emri i referohet fjalës aborigjene, “Sëamp”.

Prindërit e 8-vjeçares si dhe miqtë e tyre nga sekti fetar, pavarësisht se e panë fëmijën në kushte të dëshpëruara, nuk bënë gjë tjetër veçse të luteshin për shëndetin e saj. Ata telefonuan autoritet vetëm 24 orë pas vdekjes së Elizabeth.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kjo histori është tronditëse: jo vetëm për Queensland, por besoj për të gjithë Australinë.  Në 40 vjet hetime, unë nuk kam hasur kurrë në një rast të ngjashëm”, tha detektivi Garry Ëatts.

Ndërkohë hetuesit pretendojnë se nga fjalët e para të Jayde Struhs, motra e madhe e Elisabeth, do të jetë e mundur të kuptohet se çfarë ndodhi në të vërtetë në atë shtëpi, ku vdiq vajza 8-vjeçare.

“Ne u përballëm me realitetin brutal që kushdo që duhej ta mbronte atë nuk e bëri. Dhe ndoshta ne nuk mund ta dimë kurrë shtrirjen e plotë të asaj që ndodhi”, tha motra e viktimës, duke vënë në dukje se prindërit e saj, të ndarë, tani ishin në mëshirën e një kulti të udhëhequr nga frika dhe kontrolli që i ka udhëhequr në veprimet e tyre ekstreme.

Së shpejti në gjykatë do të japin dëshminë e tyre edhe 12 personat e tjerë, në fakt familja e gjërë e “Struhëve”, të arrestuar të martën e kaluar, më 27 qershor, si dhe prindërit e Elisabetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 + three =