Eurodeputetja për trazirat në Shkup: Ja çfarë ndodh kur BE dështon të shpërblejë një qeveri progresive

Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar për trazirat që ngjanë në Shkup ku protestuesit sulmuan parlamentin e Maqedonisë së Veriut, gjë për të cilën ajo u shpreh se është rezultat i zhgënjimit qytetar me BE-në e cila nuk ka dhënë shpërblime të prekshme ndaj një qeverie progresive.

Cramon tha se trazira të tilla erdhën si pasojë e mosveprimit të BE-së ku zhgënjimi qytetar edhe mund të shfrytëzohen nga aktorë eksploatues rusë dhe të tjerë.

“Kur shtetet anëtare të BE-së dështojnë të japin çfarëdo shpërblimi të prekshëm ndaj një qeverie progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi këso trazirash në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht edhe në Mal të Zi, që mund të eksploatohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë”, shkroi Cramon në Twitter.

“Është koha që kryeqytetet evropiane të kuptojnë dhe të bëjnë hapat e tyre”, ka shkruar mes tjerash eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon.

Protestë në Shkup është zhvilluar kundër propozimit francez për Maqedoninë e Veriut, propozim ky i cili supozovisht do të bënte që Bullgaria të hiqte veto-n ndaj maqedonëve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × 5 =