Dorëhiqet Boris Johnson: Jam i trishtuar që po dorëzohem, por jam krenar

Qeverisja e Boris Johnson ka përfunduar. Ai dha dorëheqjen si kryeministër pak më parë, pasi disa ministra e braktisën atë.  Duke folur nga Downing Street, ai falënderoi ata që votuan për të.

“Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për besimin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im i asaj që ju premtova kur mora mandatin. Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dua ta dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë. Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi lart, të vazhdojmë të çlirojmë potencialin e çdo pjese të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse mund ta bëjmë këtë, do të jemi më të begatë në Evropë”, tha Johnson në fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, megjithëse ai do drejtojë qeverinë deri në vjeshtë kur të zgjidhet pasardhësi i tij.

Shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkuan atij të  jepte dorëheqjen , por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, derisa 55 prej ministrave e lanë atë në baltë. Skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Downing Street e fundosi qeverisjen e tij.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fourteen − 9 =