“biznes” me “vdekjen”, arrestohen 8 persona në Tiranë. 1700 € lekë për një varr të parablerë

Abuzimi me tokën publike për varre në Tiranë ka çuar në pranga 8 sekserë. Denoncimi është kryer nga bashkia e Tiranës, ndërsa hetimi është ndjekur nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria e kryeqytetit.

Raportohet se 3 nga 8 te arrestuarit shisnin tokë për varre të parablerë, të cilat kushtonin deri në 2 mln lekë të vjetra.

Mes të arrestuarve është edhe drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë, Elidor Ndini, pasi ka abuzuar me tokat e varrezave në Tiranë.

Sipas ABC, Ndini ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, me çmimet që  varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Arrestimi i drejtorit të varrezave të Tufinës dhe i tetë zyrtarëve të tjerë është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =