Inter ‘’tërhiqet’’ nga Dybala, Milani gati për lojtarin

Rinovimi i Paolo Maldinit dhe Frederic Massara mund të zhbllokojë më në fund tregun e transferimeve tek Milani.

Pas garës me kohën për nënshkrimin e dy drejtorëve, tanimë gjithë vëmendja është tek objektivat e merkatos së verës për të ngritur një ekip që mund të synojë pse jo dhe trofeun e Champions League.

Qëllimi kryesor është të veshin kuqezi një lojtar që mund të bëjë diferencën në vijën e parë. Dhe emri më i përmendur së fundmi është ai i Paulo Dybala.

Futbollisti argjentinas njoftoi largimin nga Juventusi dhe prej kohësh është në shënjestër të drejtuesve të Interit. Megjithatë, hipoteza e transferimit tek zikaltërit është zbehur goxha.

Kjo jo vetëm për shkak të financave, por edhe për shkak se reparti i sulmit që tekniku Simone Inzaghi ka në dispozicion është mjaft i pasur. Me ardhjen e Lukakut në fakt negociatat me çdo lojtar janë frenuar, duke qenë se Interi duhet të shesë për shkak të tavanit të pagave.

Për më tepër, agjenti i Dybala nuk është i kënaqur me ofertën e fundit të zikaltërve dhe pista që e çon argjentinasin tek skuadra tjetër e Milanos bëhet gjithnjë e më konkrete.

Sipas Gazzetta dello Sport, janë duke u zhvilluar kontakte të vazhdueshme mes drejtuesve kuqezi dhe agjentit të lojtarit, dhe të dyja palët kanë dhënë sinjale pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three × two =