Florian Marku do boksojë në Tiranë : Javën që vjen zbulohen detajet

Ndeshja e Florian Markut në ‘Air Albania’ po afron. Boksieri shqiptar ka njoftuar se shumë shpejt do japë detajet në lidhje me kundërshtarin dhe datën e kësaj sfide shumë të pritur për tifozët shqiptar, që është njëkohësisht edhe ëndrra e madhe e vetë 29-vjeçarit të lindur në Lushnje.

“Javën që vjen do ju tregoj për ndeshjen e radhës në mes në Tiranës. Mezi e kam pritur një ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim,”-shkruan Florian Marku në rrjetet sociale.

Kampioni i botës në peshat e lehta në kategorinë IBF International, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u ndeshur në Tiranë dhe sidomos në stadiumin “Air Albania”, i cili dhe në një intervistë të fundit ka treguar se kjo përballje pritet të vijë në gusht, por kundërshtari ende nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 − 8 =