Vuçiç: Do të luftojmë për të ardhmen evropiane, duke e respektuar veten

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘Instagram’, ka përmbledhur detaje nga vizita e së enjtes në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç, ka theksuar se do të luftojnë për të ardhmen evropiane.

“Unë besoj në BE, në të ardhmen e Serbisë dhe të rajonit. Së bashku do të luftojmë me miqtë tanë nga rajoni për një të ardhme evropiane, duke respektuar veten dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë”, ka thënë ai, raporton B92.

Ndërsa, në këtë shkrim ka theksuar edhe fjalimin që e ka mbajtur nga Brukseli së bashku me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Serbia sot dha një mbështetje të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përsëri, asgjë nuk ndodhi. Kjo është e nevojshme sepse të dyja vendet bënë gjithçka. Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën vendin tonë”.

“Më shumë se 20 liderë dëgjuan ne për disa orë dhe gjithashtu i jam mirënjohës Macron-it për iniciativën për një komunitet të ri politik. Kjo është mënyra e vetme që ne të dëgjohemi, që kolegët tanë evropianë të na dëgjojnë. Unë i jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin drejt Serbisë, treguan respekt”.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor është përmbyllur me një foto familjare, si për të simbolizuar unitetin mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe krerëve të ftuar të Ballkanit Perëndimor.

Pas realizimit të fotografisë, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar konferencës për shtyp.

Gjatë ditës, liderët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian ishin takuar për të diskutuar rreth zgjerimit të unionit.

Përveç vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët kanë trajtuar edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova shpresonte në dritën jeshile për liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × 1 =