Vjena qyteti ku jetohet më mirë

Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Ngjarjet e këtij viti sigurisht që kanë pasur ndikim në klasifikim. Kievi për shkak të luftës nuk është bërë pjesë e listës, ndërsa në vend  të parë për herë të tretë është Vjena.

Kryeqyteti austriak i ka marrë rekordin Aukland të Zelandës së re, që renditet në vendin e 34. Mes qyteteve italiane më i miri është Milano që ka lënë pas Nju Jork dhe Pekinin.

Janë 173 vendet që janë vlerësuar për sa i përket cilësisë së jetesës duke u marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm. Mes tyre janë shërbimet shëndetësore, niveli i kriminalitetit, qëndrueshmëria politike, gjendja e infrastrukturave dhe zonat e gjelbra.

Europa gjen veten në 10 vendet e para me 6 qytete: Kopenhagen dhe Zyrihu, klasifikohen në vend të dytë dhe të tretë pas Vjenës. Gjeneva e gjashta, Frankfurt i shtati dhe Amsterdam në vendin e nëntë. Në 10 vendet e para renditen dhe qyteti japonez i Osakës dhe ai australian i Melburn.

Parisi ndodhet në vendin e 19, duke ngjitur 23 shkallë nga një vit më parë ndërsa Brukseli është në bendin e 24. Pjesë e klasifikimit pavarësisht pjesëmarrjes në luftë dhe sanksioneve që kanë shkatërruar ekonominë, qytete ruse. Moska ka humbur 15 pozicione duke u renditur në vendin e 80 pak më poshtë se Shën Petërburg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

7 + 18 =