Titullari i Juventusit drejt largimit

Mbrojtësi i Juventusit, Matijas De Ligt, duket se nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve.

Takimi midis drejtuesve të “Zonjës” dhe agjentit të holandezit duket se nuk ka shkuar siç duhet, me mbrojtësin që nuk do të rinovojë.

Kontrata aktuale e De Ligt përfundon në vitin 2024, me klauzolën e lojtarit që shkon në 120 milionë euro. Siç bëhet me dije nga “Sport Mediaset”, Juventusi mund të përfitojë rreth 70-80 milionë euro nëse e shet atë që në këtë verë.

Klubi qaë ka shfaqur interesin më të fort deri tani duket se është Çelsi, por mbrapa nuk mbetet as Mançester Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two + 7 =