Rama publikon foton me Kovaçeskun: Ende po presim Godonë? Jo, ne jemi mësuar tashmë me këtë shfaqje

Në një kohë kur nuk pritet një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me BE-në, për shkak të vetos bullgare, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Teksa e lidh me dramën ‘Duke pritur Godonë’, Rama ironizon dhe shkruan se tashmë ato janë mësuar me këtë shfaqje.

“Ende po prisni Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane”- shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen + fourteen =