Kryeministri Edi Rama ka shprehur frustrimin e tij me BE, pak para Saimitit të Brukselit.
“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!
Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”, shkruan Rama.