Dua Lipa përfundon në gjykatë, ja kush e ka paditur

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka postuar në Instagramin e saj një foto të shkrepur nga paparaci. Mirëpo ky i fundit e ka paditur në gjykatë. Bëhet fjalë për fotografin, Robert Barbera i cili e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se këngëtarja ka shkelur të drejtën e autorit.

Bëhet fjalë këtu për një foto të bërë nga Roberti në korrik të 2018-së. Fotot në fjalë tregojnë Lipën e veshur me një triko të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha të mëdha.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit,” –thuhet në padi.

Ju kujtojmë që kjo është hera e dytë brenda vitit që yllit të popit i ndodh e njëjta situatë. Ajo është paditur edhe më herët nga kompania e quajtur “Integral Images”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × 2 =