A do i bashkohet LSI protestës së 7 korrikut? Berisha flet për detajet

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur jashtë Kuvendit për detajet e protestës së parë që do mbahet më 7 korrik, tha se një grup ekspertësh po punon për stemën e saj. Teksa nuk dha detaje për organizimin, se nga do nisë dhe ku do përqendrohet tubimi, por u shpreh se do protestohet ndaj qeverisë, parlamentit.

“Protestë protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndiejnë se janë në rrezik të madh. Ndiejnë një thirrje të brendshme se duhet me cdo kusht ti dalin zot vetes të marrin në dorë fatin e fëmijëve të tyre”, tha Berisha.

Pyetje: Kur do mbahet dhe a do i bashkohet LSI?

Berisha: Kjo protestë është e hapur për gjithë shqiptarët dhe është më datën 7 korrik në orën 7 të darkës. Në Tiranë, në rrugë dhe sheshin e saj më të madh, Tirana do derdhet.

Pyetje: Ku?

Berisha: Para shqiptarëve e do protestohet ndaj qeverisë, parlamentit, me vendosjen e monizmit kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare.

Pyetje: Do jete protesta e vetme qe do mbahet gjate veres?

Berisha: Një grup ekspertësh po punon për stemën. Do vendoset, se ju e patë që aty u krijua dhe lindi aty buroi nga shpirti e zemra një koalicion i paparë me shoqërinë civile.

Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar protesta por data i është lënë nderi se ishte një takim me shoqërinë civile se kjo s’është protestë vetëm e PD por data duhet të gjente miratim të plotë nga shoqëria civile

Më parë Rama nuk është larguar por Rama do largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

6 − two =