Kjo është vajza VIP me fytyrën më të përsosur në botë

Amber Heard ka fytyrën më të përsosur në botë, sipas një mjeku që përdori raportin e artë grek të bukurisë për të mbështetur pretendimin e tij.

Ky raport i ‘Phi’ u zbulua nga grekët dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi etj. Raporti mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksion.

Dr. Julian De Silva — nga Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër — shpjegoi për Unilad se si e përdori raportin e artë për të zbuluar se Heard ka fytyrën më të përsosur në Tokë. De Silva ka teknologji të skanimit të fytyrës që i lejon atij të nxjerrë përfundimin se cilat fytyra kanë përmasa perfekte.

Ai analizoi 12 pika kyçe të strukturës së fytyrës së Heard, duke përfshirë sytë, buzët, hundën, mjekrën dhe formën e përgjithshme të fytyrës.

Dr. De Silva zbuloi se, sipas teorisë së Raportit të Artë, fytyra e Heard ishte 91,85% e përsosur, përqindja më e lartë nga fytyrat e tjera të famshme që ai studioi.

Kim Kardashian ka vetullat më perfekte dhe Emily Ratajkowski buzët perfekte, ka zbuluar De Silva me të njëjtin proces. Scarlett Johansson ka sytë më të përsosur dhe Kate Moss ka ballin perfekt. Ai i kombinoi të gjitha këto atribute në formën e fytyrës së Rihanna-s për të krijuar “fytyrën perfekte” dhe rezultati është si më poshtë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.

17 − three =