Në emisionin “Open” u diskutuan nga penalistët për prezencën e bandave shqiptare në Amerikën Latine dhe aktivitetin në rritje të tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Gazetari i kronikës Juli Kasapi, i cili e ka vizituar personalisht Ekuadorin u shpreh se dy shqiptarët e arrestuar së fundmi, Franko Malo dhe Gentjan Meta kanë shkuar në shtetin latin për të marrë një ngarkesë shumë të madhe kokaine.
Sipas tij grupet shqiptare tashmë janë vendosur në Guajakil, qytet-portin më të madh të Ekuadorit dhe kryejnë kryesisht rolin e emisarëve në trafikun e drogës por edhe bashkëpunojnë me klanet mafioze meksikane.