Ndërtuesit do të kompesohen nga qeveria pët rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit

Qeveria do të rishikojë vendimin për kompensimin e ndërtuesve. Ndërhyrja vjen me kërkesë të deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, për të listuar kontratat publike nga janari 2020 dhe për të diferencuar firmat që zvarritin punimet.

Firmat që kanë kontrata publike të hapura që nga janari 2020, do të kompensohen për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit.

Por, deputetët në komisionin e Ekonomisë kërkojnë diferencim në kompensim të kompanive serioze dhe atyre që zvarrisin punimet.

“Ka filluar kontrata të zbatohet në 1 janar të vitit 2020. është me vonesë dhe vonesën ju nuk e njihni për penalitet, por e njihni edhe për t’u paguar. Ka ngelur me 50% të punimeve pavarësisht se është me vonesë jo kontraktuale”, u shpreh deputeti socialist, Erion Braçe.

Shqetësimi vjen edhe nga deputetët e tjerë, që e gjykojnë vendimin të paplotësuar.

“Duke na vënë në dispozicion tipologjitë dhe kontratat, pra 40% pushteti vendor, 60% pushteti qendror. Te përqindja e pushtetit qendror, janë kontrata rrugësh apo shkollash. Mbi bazën e një informacioni të tillë të shpjeguar thjesht, ne mund të gjurmojmë”, deklaroi Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Kërkesat janë gjykuar si të drejta nga hartuesit e aktit normativ, që thonë se do ta rishikojnë atë.

Sipas dokumentit, të gjithë operatorët ekonomikë që kanë një kontratë publike të lidhur me institucionet në vend do të kompensohen deri në 30% për çmimet e rritura të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twenty + 12 =