Rama ulet këmbëkryq mes qershive në Dibër: Kjo e paska kokrrën si mollë ore

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër, ku pasditen e sotme ka vizituar një vresht me qershi të një prej fermerëve vendas.

Ai  është ulur këmbëkryq me pronarin e vreshtit por edhe fermerë të tjerë që kultivojnë qershi dhe mollë në zonë, duke iu sqaruar se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelur 40 herë më shumë fruta në sasi dhe janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.

Replikat me fermerin:

Rama: Dhe ti e shet të gjithë?

Fermeri: E kam të shitur të gjithë, çoj 3 ton çdo ditë në Tiranë, ja atje është çuni.

Rama: Po kjo s’është si qershi kjo është si mollë e vogël ore.

Fermeri: Po ashtu është, po s’punove nuk ka.

Rama: Po ai është lëngu qershisë ai?

Fermeri: Po kjo është borronicë, pije se është e mirë. Kësaj i merret lëngu me vakum. Ka nevojë për disa investime kjo, dhe unë e mbys të gjithë Dibrën.

Rama: Eliksir është, lëngu i jetës, krenaria e Dibrës. Kjo është e rëndësishme se ca nuk e kuptojnë se këtë e vendos tregu, e vendos konsumatori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × four =