E shkuara e vështirë e Jennifer Lopez

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është sot një nga yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë, por e kaluara e saj nuk ka qenë aq e ndritur.

Artistja ka folur për marrëdhënien e komplikuar me nënën e saj, Guadalupe “Lupe” Rodriguez, në dokumentarin e ri në Netflix , të titulluar “Halftime”.

“Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu edhe më të  ashpër”, shprehet 52-vjeçarja. Nëna e JLo shfaqet gjithashtu në film ku deklaron se ka qenë një nënë autoritare  me Lopez dhe dy motrat e saj.

Ajo emigroi nga Puerto Rico dhe rriti tre vajzat në Bronx së bashku me bashkëshortin David, nga i cili u divorcua pasi vajzat u rritën. “Gjithmonë kam patur pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk doja të isha  kritike por vetëm t’ju tregoja atyre se mund të bënin më mirë”,  thotë Rodriguez.

Këngëtarja u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pasi debatonte vazhdimisht me nënën për të ardhmen e saj. Ajo rrëfeu se nuk ishte e fokusuar në shkollë për shkak se pëlqente kërcimin, diçka që shkaktoi tension mes të dyjave.

Nëna e Lopez përfundon duke thënë se ajo dëshironte që të treja vajzat e saj të arsimoheshin në mënyrë që ato të mos vareshin nga burrat.

Lopez e përshkruan nënën e saj një person “të komplikuar“, por dyshja tani kanë lënë mëritë e së shkuarës dhe gëzojnë një marrëdhënie shumë më të qetë me njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 + 9 =