Pajisje përgjuese? Çfarë iu kap 2 britanikëve në Rinas

Policia e Rinasit ka sekuestruar disa pajisje dy shtetasve britanikë, të cilat dyshohet se mund të kenë funksion përgjues.

Britanikët, me profesion inxhinierë kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe tentuan të kalonin kufirin bashkë me pajisjet.

Para autoriteteve, ata kanë deklaruar se këto pajisje janë radiomarrëse dhe nuk kanë lidhje me përgjimet.

Policia ka lënë të lirë britanikët, ndërkohë pajiset janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas në Laboratorin Shkencor të Policisë së Shtetit, ku do të kryen testime.

Vitet e fundit janë sekuestruar disa pajisje në Shqipëri, ku ka pasur dyshime se kanë qenë përgjuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − seventeen =