Komisionin e Ligjeve/ Alibeaj debat me socialistët: Ministresha na qenka term fyes? Bushka: Ruajmë etikën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar ditën e sotme të ftuarve për të raportuar në Komisionin e Ligjeve për shpjegimet që u ka dhënë ministrja për miratimin me urgjencë të një akti normativ.

Por në rastin kur iu referua ministres, Alibeaj përdori termin “ministresha”, që gjë që u konsiderua fyese nga ana e socialistëve të pranishëm në mbledhje.

Pjesë nga replikat:

Enkelejd Alibeaj: Së pari një parashtesë më duhet ta bëj në respekt dhe të atyre që kanë ardhur. Një akt normativ është një akt që miratohet nga qeveria.

Sensibilitet i ndjejnë ministri, ministresha në rastin konkret. Do doja të dija si iua ka shpjeguar ministresha juve urgjencën në këtë rast Ministresha është fyerje?

Klotilda Bushka: Zoti Aliebaj thjesht ruajmë etikën. Sipas kushtetutës ministri thuhet, nuk përdorim as gjuhën me ndjeshmëri gjinore

Enkelejd Alibeaj: Ministri t’i them edhe pse është femër? Pandi kujdes, kujdes (…) Si jua kanë shpjeguar ju urgjencën? Cila ka qenë nevoja apo pengesa që të mos e miratonte qeveria dhe pastaj ta sillte në parlament?

Ju paraqiteni sot 20 ditë më pas, kohë e mjaftueshme që del dhe tepron edhe për të miratuar një ligj me procedurë të përshpejtuar. Pse keni zgjedhur të ecni me akte normative

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =