Rrëfimi prekës i mesuese ukrainases/Kaloi dy muaj me foshnjën 6 muajshe në fabrikën e çelikut,

Një mësuese ukrainase, e cila kaloi 65 ditë duke u strehuar nën tokë me foshnjën e saj gjashtë muajshe në fabrikën e çelikut Azovstal, ka folur për jetën në bastionin e fundit të rezistencës ukrainase në Mariupol.

Në një rrëfim të ndjerë dhënë për The Village, një faqe interneti ukrainase, Anna Zaitseva tregon historinë e përvojës së saj dymujore të bllokuar në “kështjellën brenda një qyteti”.

Burri i Zaitseva, ish-marins, kishte lënë ushtrinë dhe punonte në fabrikën e çelikut. Zonja Zaitseva ishte mësuese e gjuhës frënge në një shkollë në Mariupol.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, ata vendosën të shkonin në Azovstal me djalin e tyre të vogël. Burri i saj u bashkua me regjimentin Azov.

Streha e parë në të cilën jetonte familja ishte menduar të ishte shtëpia e tyre vetëm për disa orë. Nuk kishte vende për të fjetur, vetëm stola për t’u ulur.

“Kemi kaluar një javë në stola dhe pothuajse pa ushqim,” tha Zaitseva për The Village në ukrainisht.

“Ishte shumë e rrezikshme të dilje jashtë, sepse granatimet filluan menjëherë. Unë dhe fëmija im dilnim në sipërfaqe për pesë minuta në ditë për të qëndruar dhe marrë frymë në hyrje të ndërtesës. Edhe në burg dalin më shumë”.

Furnizimet ushqimore mbaruan dhe duhej të shpërndaheshin midis gjithnjë e më shumë njerëzve.

Zaitseva dhe djali i saj u zhvendosën në një strehë të dytë, ku do të jetonin për 58 ditët e ardhshme. Ajo thotë se ishte sa një apartament me tre dhoma.

Në këtë strehë jetonim 75 veta, 17 prej tyre fëmijë. Gjatë kohës së tyre në Azovstal pati shumë përpjekje të pasuksesshme evakuimi.

Në një përpjekje të tillë, më 25 prill, Zaitseva dhe djali i saj dolën në sipërfaqe me disa ukrainas dhe dy të burgosur rusë të luftës.

“Por ushtarët rusë thyen edhe një herë heshtjen,” tha ajo. “Katër nga ushtarët tanë u plagosën dhe një nga të burgosurit u vra. Na u desh të fshiheshim shpejt në bunker.

“Një dron armik fluturoi mbi ndërtesën ku ndodhej streha jonë. Ishte e pamundur të largoheshe”.

Më vonë atë ditë, një bombë prej tre tonësh goditi një ndërtesë mbi strehën e tyre, duke i zënë në kurth deri në mëngjes, kur ushtria hapi njërën nga daljet.

Më në fund, erdhi koha që Zaitseva dhe djali i saj të largoheshin nga Azovstal pas më shumë se dy muajsh.

“Dy ushtarë rusë na shoqëruan në autobus deri në kampin e filtrimit,” tha zonja Zaitseva.

Kur arriti në kampin e filtrimit, ajo pa burra dhe gra të ndarë. Ajo thotë se gratë u kontrolluan nga ushtarë ruse. Të ardhurve iu morën telefonat që të mund të shkarkoheshin të dhënat. Pas kësaj, të gjithë u morën në pyetje.

“Përveç ushtrisë së rregullt, më mori në pyetje edhe një oficer i FSB-së”, kujton ajo.

“Kur u bë e qartë se nuk do t’u tregoja asgjë, pas meje u shfaq një tjetër ushtarak, një i tretë. Më rrethuan dhe më thanë se do të ishte më mirë t’u përgjigjesha”.

Zaitseva tani është me fëmijën e saj në territorin ukrainas, raporton The Village. Ajo shpreson për kthimin e sigurt të bashkëshortit të saj, i cili besohet se është në robërinë ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + twenty =