Në prag të një krize? Embargoja e BE-së ndaj Rusisë, ja çfarë po ndodh me çmimin e naftës

Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rritje,  pasi liderët e Bashkimit Europian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse, sipas BBC.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta në dy muaj. Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur gjatë muajve të fundit, pjesërisht nga lufta në Ukrainë.

Russ Mould, drejtor investimesh në AJ Bell, tha se çmimet po rriteshin sepse vendet eUropiane tani duhet të gjejnë burime alternative të furnizimit.

Ndërkohë, rritja e kostos së jetesës kërcënon të pakësojë oreksin e disa vendeve të BE-së për sanksione të mëtejshme, të cilat mund të dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 1 =