Inflacioni në Gjermani arrin në rreth tetë për qind

Në maj çmimet e konsumit në Gjermani janë rritur aq shumë sa nga fillimi i viteve 1970.

Kaq i lartë inflacioni kishte qenë për herë të fundit në dimrin e vitit 1973/1974, kur çmimet e naftës u rritën ndjeshëm si rezultat i krizës së parë të naftës.

Image

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sidomos çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm dhe kanë një ndikim të rëndësishëm ndaj shkallës së lartë të inflacionit”, thonë statisticienët.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar çmimet e energjisë në maj u rritën me 38.3 për qind. Po ashtu edhe çmimet e ushqimeve u rritën me rreth 11.1 për qind. Përveç kësaj për shkak të pandemisë së koronës ka pengesa edhe në dërgimin e mallrave për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit, gjë që i bën shumë mallra të tjera më të shtrenjta./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =