Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian me anë të një video-telefonate që të qëndrojë e bashkuar dhe të mos përçahet dhe kërkoi që sanksionet e reja të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Midis paketës së pestë dhe të gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Moskës, Ukraina pësoi shumë dëme, shumë ukrainas u vranë dhe shumë fëmijë vdiqën.
Ky është paralajmërimi që presidenti ukrainas Zelensky iu drejtua liderëve të BE-së në samitin evropian. Presidenti ka theksuar në mënyrë të përsëritur urgjencën e miratimit të sanksioneve të reja sa më shpejt të jetë e mundur.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu BE-në se kriza e grurit, nëse nuk zgjidhet, mund të ketë ndikim në migrim dhe për rrjedhojë në fuqinë e BE-së