Vijon puna në tunelin e Llogarasë/ Rama: Përfundon para afatit

Vijon puna pa u ndalur në tunelin e Llogarasë i cili duket se do të përfundojhë para afatit.

Rama shkruan se kjo është një ecuri për t’u vlerësuar, ndërsa shtoi se “synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”.

Tuneli i Llogarasë do të krijojë një lidhje shumë të shpejtë dhe do ta kthejë Parkun Kombëtar të Llogorasë në një destinacion më vete, jo thjesht në një rrugë kalimi të gjithë trafikut të sezonit turistik.

Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta.

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërisë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + three =