Panik në bord, avioni me të cilin udhëtonte Shaqiri pëson defekt

Avioni që udhëtonte Xherdan Shaqiri, ka pësuar defekt në ajër dhe është dashur të kthehej

Mediat zvicerane bëjnë me dije se udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë, pasi Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Çikago për shkak të një defekti në avionin me të cilin është dashur të udhëtojë.

“Shaqiri tashmë ishte në avion për në Zyrih, por avioni është dashur të kthehet prapa dhe të ulet në Çikago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Mësohet se ka pasur një problem teknik në avion. Ai është ulur 40 sekonda pasi filloi fluturimin. Për shkak të këtij problem, Shaqiri do të bashkohet me Zvicrën ditën e martë dhe  menjëherë do të udhëtojë me përfaqësuesen për në Pragë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + three =