“Foltorja” bashkon votat me Ramën për të djeguar raundin e tretë për presidentin

Partia Demokratike, ajo zyrtarja, jo ajo e Berishës, ka vendosur të bojkotojë këtë të hënë raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit në Kuvend.

Burime nga grupi parlamentar i PD bëjnë me dije se ata kanë vendosur të mos shkojnë në Kuvend, në mënyrë që të mos plotësohej kuorumi prej 84 deputetësh që duhej për t’u quajtur i ligjshëm raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit.

Kjo, duke qenë se as këtë radhë nuk u ra dakord për një kandidat të përbashkët për president.

Por, e gjithë skema e PD është rrëzuar nga “Foltorja” e Sali Berishës.

Disa prej deputetëve të “Foltores”, të cilët zakonisht shkojnë në Kuvend të fundit, këtë të hënë kanë munguar që në mëngjes dhe kanë bashkuar votat me Edi Ramë, për të plotësuar kuorumin për raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit.

Ata e kanë bërë me qëllim këtë gjë, pasi së pari nuk i ka përfshirë njeri në negociata dhe së dyti, i druheshin një marrëveshje mes PS dhe PD për zgjedhjen e një presidenti të përbashkët, që do të ishte një fitore e madhe politike për grupin e Alibeajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − two =