Duma, avokatja mbrojtëse e Berishës: Matuni mirë kur flisni për “non gratën”, ju qeverisni me ata

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur në Parlament për sulmet që kryeministri Edi Rama i bën opozitës vazhdimisht për “non gratat” e Sali Berishës. Duma tha se Rama duhet të shohë edhe personat që kanë qenë në PS e që tani janë shpallur “non grata” nga SHBA.

“Ju flisni për non grata? Ju qeverisni me ata, ju jeni non grata qeverisje. Këtu kryeministri vjen dhe thotë “ju s’dini asgjë, keni këto vlera”. Në këtë vend ajo që u keni mësuar gjatë viteve është se je non grata në Shqipëri. Se po të jesh me PD dhe opozitën gjëja e parë që të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Ju i keni bërë vetë listat me patronazhistët.

Unë mendoj që shqiptarët duke qenë se ndjehen non grata në vendin e vet gjëja më minimale që duhet të bëjnë është t’i thonë jo atij. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit ku je në pushtet nga non grata-t. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit që mund të jetë më shumë se politik sesa ekonomik”, tha Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 5 =