Zhduket avioni në Kroaci, mister fati i pasagjerëve

Një avion është zhdukur nga radari këtë të dielë në Kroaci, duke lënë mister fatin e 4 pasagjerëve

Mediat kroate bëjnë me dije se avioni me 4 persona në bord ishte ngritur këtë të diel në fluturim për të shkuar drejt Gjermanisë, mirëpo është zhdukur nga radari dhe ka humbur kontaktet me kullën e vrojtimit të Rakovicës.

Lajmi është konfirmuar gjithashtu dhe nga Drejtoria e Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë.

Aktualisht në terren janë më shumë se 60 persona që po kërkojnë gjurmë të avionin pranë zonës së Slunjës ku dhe janë humbur kontaktet, por kontrolli është bërë mjaft i vështirë për shkak të situatës së keqe të motit.

Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + fifteen =