Ministri ukrainas bisedë telefonike me sekretarin Blinken

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken lidhur me situatën e luftës.

Me anë të një postimi në Tëitter, Kuleba bën me dije se pjesë e diskutimeve ishte pikërisht furnizimi me armë i Ukrainës nga SHBA.

Kuleba shkruan se pajisja me “artileri të rënda” është prioritet i Ukrainës dhe se së shpejti ata do të marrin furnizim nga SHBA.

“Bisedova me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ku vlerësova përpjekjet e tij për mbështetjen amerikane ndaj Ukrainës. Artileria e rëndë është në krye të axhendës tonë, dhe më shumë armë po vijnë drejt nesh. Ukraina dhe SHBA po punojnë krah njëra-tjetrës për të vijuar me eksportet tona ushqimore, pavarësisht bllokadës së vendosur nga Rusia” – shkruan Kuleba.

Komentet e tij vijnë pasi CNN raporton se administrata Biden po përgatitet t’i ofrojë Ukrainës Sisteme Raketash të Shumëfishta Launch (MLRS) – një sistem i avancuar raketash me rreze të gjatë.

Deri më tani, SHBA-ja ka refuzuar lutjet për t’i ofruar Ukrainës sistemet me rreze më të gjatë veprimi, duke u frikësuar se ato mund të përdoren për të sulmuar vendet brenda Rusisë duke zgjeruar kështu konfliktin.

Duke iu përgjigjur raportit, një prezantues në televizionin shtetëror rus tha të premten se SHBA do të kalonte vijën e kuqe duke dërguar armët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =