Lihen në burg dy tifozët holandezë, plagosën shqiptarin

Dy tifozë të Feyenoord-it, u lanë në burg deri në 13 qershor, nën akuzë për shkaktimin e trazirave tri netë më parë në Tiranë.

Në seancën gjyqësore që u mbajt këtë të premte, u mor vendimi për holandezët që u ndaluan për trazirat një natë para finales së UEFA Conference League, ku plagosën një shqiptar.

Do duhet të shihet ekspertiza e mjekësisë ligjore për të përcaktuar se në çfarë shkalle u dëmtua 45-vjeçari shqiptar.

Për të akuzuarit David Bon dhe Denis Holingen u caktua një avokat nga shteti, ndërkohë që në sallë ishte i pranishëm një përkthyer i gjuhës holandeze, siç e parashikon ligji. Siç raportohet, shtetasit, që në vendin tonë erdhën për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës që u përball me Romës në finalen e UEFA Conference League, u shfaqën të shqetësuar në gjykatë, ndërkohë që jashtë i prisnin prindërit.

Natën e kaluar, një 27-vjeçar nga Holanda u arrestua  në Tiranë. Policia njofton se rreth orës rreth orës 00:10, ka marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, kanë shoqëruar Kevin Ron De Baat, të cili gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =