Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se qëllimi i vizitës së tij dyjavore ka qenë siguria dhe investimet në Kosovë
Ai qëndroi jashtë vendit 20 ditë, pasi u ndal edhe në Zvicër.
Kryeministri Kurti, duke iu përgjigjur kritikave që nuk takoi asnjë zyrtarë të lartë në Amerikë, tha se ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë dhe ka takuar këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.