Finalja e Conference League/ Garda blindon institucionet shtetërore, 2600 policë në terren, në ndihmë vjen edhe Kosova

Pas përplasjeve të dhunshme mbrëmë mes tifozëve të Feyenoord dhe Romës me policinë shqiptare, autoritetet kanë shtrënguar masat sot duke për të shmangur çdo situatë të mundshme.

Kështu, Policia e Shtetit thotë se ka atashuar 2600 forca policore duke kërkuar dhe duke thirrur për ndihmë edhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në rrethe por edhe të patrullave dhe të forcave shqiponja në rrethe.

Për sigurinë gjatë finales Conference League me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian, AS Roma dhe atij holandez Feyenoord, do të kujdeset edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi për Express se për këtë ndeshje policia do t’i dërgojë disa zyrtarë policor atje.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.

Gjithashtu, Garda e Republikës do të marrë nënmbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë dhe do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 5 =