Pak orë nga ndeshja finale e Conference League, zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj komentoi trazirat e një ditë më parë, mes tifozëve italianë e holandezë.
Dervishaj tha se si pasojë e dhunës, 19 efektivë policie u plagosën, ndërsa për trajtim në spital kanë shkuar 10 shtetas, nga të cilët 5 prej tyre shqiptarë.
“Policia ka marrë masa jo vetëm për mbarëvajtjen e ndeshjes por edhe aktivitetet që do zhvillohen në kryeqytet. Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit për të tentuar përplasjen me tifozë. Policia ndaloi tifozët e Feynord, të cilën në mënyrë të dhunshme goditën policët.
Një grup tjetër I skuadrës së Romës, u përplasën me shërbimet e policisë. Si pasojë e dhunës janë lënduar 19 punonjës të policisë së shtetit, si dhe janë dëmtuar 4 automjete të policisë.
Në spital 10 shtetas, 5 shqiptar 3 italian dhe 2 holandëzë.” tha zv/drejtori i policise.