Biden del me kërkesën urgjente ndaj Kongresit, pas ngjarjes tragjike në Teksas,

Presidenti i SHBA, Biden ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur në Teksas ku një 18 vjeçar qëlloi me armë duke lënë të vdekur 21 persona mes tyre 19 fëmijë.

Biden i kërkoi Kongresit të miratojë legjislacionin për sigurinë e armëve.

“Ne e dimë se ligjet e armëve nuk mund dhe nuk do të parandalojnë çdo tragjedi. Por ne e dimë se ato funksionojnë dhe kanë një ndikim pozitiv. Kur kaluam ndalimin e armëve sulmuese të shtënat masive ranë. Kur ligji skadoi të shtënat masive u trefishuan ”, shkroi Biden në Twitter këtë mëngjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + fourteen =