Një 56 vjeçar nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica) u arrestua nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Drejtoria e Antiterrorit kishte kryer hetime për disa muaj pasi kishte identifikuar disa profile flase në rrjetet sociale ku postoheshin shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS, apo thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.
Sipas policisë 56 vjeçari, është një person me prirje ekstremiste fetare. Arestimi i tij u realizua pasi vendimi për masën e sigurisë ndaj tij, ishte marrë më parë nga gjykata së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që çështja i ka kaluar tanimë Prokurorisë së posaçme, SPAK./VOA