Dosja ‘Plumbi i artë’/ Eksperti i kriminalistikës, Karamuço bën deklaratën e fortë: Bandat e krimit kanë folur edhe me disa politikanë, pritet arrestimi i 90 persona

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për dosjen e bujshme “Plumbi i artë”, ku bëri deklaratën e fortë duke thënë se pritet arrestimi i 90 personave.

Ai theksoi se përmes përgjimeve të tabulateve, ka dyshime se bandat e krimit kanë folur edhe me disa politikanë.

“Kanë dalë disa informacione sipërfaqësore, kam informacione të pazyrtarizuar se janë dhe 90 veta që do arrestohen dhe janë qindra asete që po kontrollohen dhe do sekuestrohen. Këto kanë dalë nga tabulatet telefonike, përmes aplikacioneve, siç është Matrix. Do 2 mijë euro në muaj për t’u mbajtur si sistem. Është formë aplikimi. Por vetëm për t’u shkruajtur, përdoret kryesisht nga krimi i organizuar. Kemi të dhëna se disa njësi ligj zbatuese ndërkombëtare po hetojnë për këto sisteme që kanë çkodifikuar edhe për disa politikanë shqiptarë. Të cilët, nëse rakordohen por shkak të sistemeve që kanë, pasi një sistem që hapet në Shqipëri s’do flasë me të huaj, mund të nxjerrin një lidhje, që është një lidhje e ngushtë mes disa politikanëve dhe krimit të organizuar. Te çkodifikimi që i kanë bërë celularit, mund të dalin edhe emrat.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 6 =