Taulant Balla i del në mbrojtje Spiropalit, pas përplasjes me Berishën

Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë shkëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit. Spiropali e ka akuzuar Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërkohë Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.

Por në mbrojtje të ministres ka dalë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulnant Balla i cili ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit që të injorohen akuzat e Berishës për korrupsion.

“Përgjigjja më e mirë ndaj Sali Berishës është ta injoroni, ai do vetëm injorim sepse është në ditën e fundit të injorimit. Sot është 22 maji, 30 vite nga momenti tragjik i vrasjes së Falcones. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për Falconen. I fundit që të ngrejë gishtin në Shqipëri dhe të sulmojë kolegët është Sali Berisha. prandaj kur Sali Berisha të ngrejë akuzën për korrupsion ndaj kujtdo në politikë, lutemi ta injorojmë të gjithë. Ai duhet së pari të sqarojë korrupsionin e vet, pse është shpallur “non grata” nga SHBA.

Këtu Sali duhet t’ia njohësh një meritë Lulit, ta ka dhënë lejen e ndërtimit. Milioner të ka bërë Luli se të ka dhënë firmën, për lejen e ndërtimit në një pronë që ty nuk të takonte. E ke marrë me 100 mijë te vjetra dhe nga ato 100 mijë janë prodhuar 22 milionë euro”, deklaroi Balla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =