“Serbia në favor të një zgjidhje kompromisi përmes dialogut me Kosovën”

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është shenjë e keqe për Serbinë, tha president serb, Aleksandër Vuçiç.

Serbia është në favor të një zgjidhje kompromisi përmes dialogut me Kosovën, tha Vuçiç.

“Sigurisht se kërkesa e Prishtinës [për anëtarësim në KiE] është shenjë e keqe për neve, por po ndërmarrim të gjitha masat dhe hapat për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, tha ai.

“Ne jemi në favor të dialogut dhe zgjidhje kompromisi, por jo të poshtërohemi dhe ashtu siç imagjinojnë shtetet perëndimore që ne të zgjedhim, që të na godasin me shkopinj më të të fortë e më të trashë […] Le ta harrojnë”, ka thënë Aleksnandër Vuçiç, raportoi b92.

Rreth takimit me ambasadorin ameirkan në Beograd, Christopher Hil, Vuçiç tha se nuk është “befasuar” për asgjë.

“E di çfarë mendojnë, e dinë çfarë mendoj, dhe nuk ka befasi. Kjo do të thotë që ne nuk pajtohemi në atë çështje, dhe ne flasim haptazi për këtë. Jam falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen ndaj Open Balkans”, tha presidenti serb.

Mes tjerash Vuçiç kundërshtoi që Kosova të ketë ushtri të saj referuar Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =