Ka degraduar situata në Kuvend ku deputeti demokrat Edi Paloka ka ofenduar ministren Elisa Spiropali duke e quajti “budallaqe”, pasi kjo e fundit po replikonte me ish kryeministrin Sali Berisha.
Pas gjuhës së papërshtatshme në Kuvend, drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi Palokës të kërkonte ndjesë ose të largohej nga salla, por ky i fundit nuk ia dëgjoi fjalën.
Pjesë nga debati:
Paloka: Për procedurë është kjo, ia hoqe fjalën atij dhe ia dhe kësaj, po përse procedurë është kjo
Spiropali: Çfarë ke që ulërin nga vendi, pse ulërin
Paloka: Budallaqe
Spiropali: Pse ulërin nga vendi? Boll u hakërreve, meritoni masë për fjalën që thatë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk fyeni dot njeri. Dil nga seanca