Shoferi i dehur përplas makinën në anë të rrugës dhe plagos 4 pasagjerë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht R. Q., D. M. dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe  A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen − 14 =