Finalja Tiranës, trajneri i Feyenoord: Ja çfarë e dallon ekipin tim, sitemi i lojës që do përdorim

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot është shprehur krenar që “golat, energjia, intesiteti dhe shumë futboll sulmues”, kanë qenë përfaqësuese të skuadrës së tij në UEFA Conference League dhe ai dëshiron të njëjtën gjë edhe në finalen kundër Romës.

Duke folur në konferencën për mediet në Holandë, tekniku i Feyenoord theksoi se pikat më të forta të skuadrës së tij janë sulmi dhe loja intensive.

“Ne jemi një skuadër me mendje sulmuese që i pëlqen ta ketë shumë në kontroll topin dhe luajmë me shumë intesitet. Kur nuk e kemi ne topin, duam ta fitojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke qenë agresiv dhe duke rifituar posedimin e lojës. Mendoj se jemi një skuadër që është e vështirë të mposhtet.”-tha Slot.

Ndërsa më tej duke folur për mënyrën se si ekipi i tij do të përballet në finale me Romën, tekniku i Feyenoord deklaroi se do të përdorë të njëjtin sistem loje.

“Duhet të përqendrohemi te kundërshtari, te cilësitë dhe dobësitë e tyre. Ne do të luajmë sistemin tonë të zakonshëm në finale, për sa kohë që të gjithë lojtarët janë në formë.”-tha Arne Slot.

Feyenoord do të ndeshet të mërkurën, më 25 maj, me Romën, në finalen e Conference League në “Air Albania”, finlja e parë europiane që zhvillohet në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine − 2 =