“Brukseli dhe Uashingtoni të pakënaqur me Kurtin rreth dialogut”

Agjensioni serb i lajmeve “Beta” shkruan se nga burimet e tyre në Bruksel “mësojnë” se BE dhe ShBA janë “tejet të pakënaqur” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe se atij i faturohet faji për “pengimin” e dialogut, raportoi Danas.

Pavarësisht presioneve të ushtruara edhe nga zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, sipas këtij mediumi, Kurti megjithatë ka refuzuar “të dorëzohet”.

“Zyrtarët në institucionet e BE-së dhe të shteteve anëtare kërkojnë që autoritetet e Kosovës në mënyrë substanciale të rinojnë dialogun me Beogradin, dhe e bëjnë tejet të qartë që as Serbia e as Kosova nuk mund të bëjnë progres drejt integrimeve në BE pa progres të prekshëm në normalizimin e marrëdhënieve në formën e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtarisht të njohur”, tha agjensione i lajmeve serbe “Beta” se kanë mësuar nga burime diplomatike evropiane.

Ky agjension serb i lajmeve thotë se “Institucionet e BE-së dhe qeveritë evropiane janë tejet të pakënaqur me Kryeministrin Albin Kurti, i cili pavarësisht të gjitha arsyeve të deklaruara, në mënyrë këmbëngulëse refuzon të pranojë rinimin e marrëveshjeve të arritura në dialog”.

Më tej “Beta” thotë se burimet e tyre në Bruksel u kanë thënë se “edhe pse zyrtarët amerikanë i kanë bërë shumë presion, Kurti nuk dorëzohet”.

“Tani edhe BE edhe Uashington-u kanë ardhur në përfundim që Kurti është ai që po e pengon dialogun”, thotë mes tjerash ky medium.

Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë në ngërç për një kohë të gjatë ndërsa veçanërisht karakteri i saj ka ndërruar substancialisht me të ardhur në krye të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Kurti kaherë në diskursin e tij ka thënë se me të “koncesionet dhe kompromiset” janë shpenzuar me pakon e Ahtisarit. Çfarë Kurti kërkon është që “njohja e Kosovës të jenë në qendër të çdo marrëveshje me Serbinë”.

Për arsye të refuzimit të Serbisë që në “asnjë mënyrë” të mos e njohë Kosovën, dhe kërkesës së Kurtit që kjo gjë të jetë “në qendër të çfarëdo bisedimeve me Serbinë”, dialogu mes dy vendeve ka mbetur në ngërç ku asnjëra palë nuk lëkunden nga pozicionet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 4 =