Qytetarët do të paguajnë taksa një herë në vit

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë taksat njëherë në vit, njësoj siç është modeli i tatimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Europian.

Euronews ka siguruar projektligjin që po punon ministria e Financave dhe Ekonomisë për shtrirjen e tatimit progresiv në të gjitha fushat ku qytetarët realizojnë të ardhura.

Nëse sot tatimi mbi pagën është në shkallën 0,13 dhe 23%,  bazë  nivelit të saj, çdo e ardhur tjetër që merret nga qiratë, interesat bankarë, kontratat e shërbimit, lojërat e fatit apo shitja e pasurive të patundshme, tatohet 15%. 

Ky nivel taksimi do të ndryshojë. Nëse një individ realizon të ardhura nga aktivitete të tjera mbi nivelin 2 milion lekë në vit, do të detyrohet që të paguajë taksë 23% dhe jo 15%.

Përjashtim do të bëjnë vetëm të ardhurat që marrin aksionarët e kompanive nga dividenti i cili do të mbetet 8%.

Edhe tatimi i fitimit të korporatave do të mbetet 15. 

FMN ka nisur punën prej 3 vjetësh për realizimin e skemës së taksimit për të ardhurat e integruara në një sistem të vetëm dhe jo të fragmentarizuar siç është sot.

Nisma pritet të sjellë shtrenjtim të barrës tatimore për qytetarët dhe rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − twelve =