Shkodra u zgjua e tronditur mëngjesin e kësaj të premte, pas një shpërthimi me tritol. Lënda eksplozive ishte vendosur në lokalin e efektivit te policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa.
Siç shihet nga pamjet një grua në pamje të parë, por që mendohet se është një burrë i kamufluar si grua, vendosi tritolin pranë lokalit të policit dhe më pas i vuri zjarrin edhe fugonit në pronësi të policit, që ndodhej pranë lokalit.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identitetin e autorit.