Rritje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të bëjnë që kthjellimet të jenë mbizotëruese gjatë orëve të para të ditës.

Sipas MeteoAlb, pasditja shfaq vranësirat në zonat malore dhe të ulëta, ku nuk do të ketë mundësi për reshje. Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare dhe në pjesën e dytë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë Celsius deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijur në det dallgëzim 1-2 ballë.

Rritje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × five =